Automatizim me inteligjencë artificiale për biznese
byACY automatizon punët që përsëriten në biznesin tuaj me inteligjencë artificiale. Kurseni kohë duke iu përgjigjur pyetjeve të shpeshta dhe duke renditur e ndjekur kërkesat.
Na shkruani
Çfarë bëjmë
Zgjedhim një detyrë
Nisim bashkë me një detyrë të thjeshtë që ekipi juaj e bën shpesh.
Përgatisim mjetin
Përdorim informacionin që keni miratuar për t’iu përgjigjur pyetjeve të zakonshme ose për të ndihmuar ekipin të rendisë kërkesat.
E provojmë me ekipin tuaj
Provojmë situata të zakonshme dhe më të vështira. Kur një përgjigje kërkon gjykim, vendos ekipi juaj.
Një shembull konkret
Një servis merr shpesh pyetje për orarin dhe afatet e riparimit. Një asistent mund të tregojë orarin dhe ku mund të shkruajnë klientët për një kërkesë të veçantë. Afatin e konfirmon vetë servisi.
Nga t’ia fillojmë?
Na tregoni një punë që e bëni shpesh dhe cilat mjete përdorni sot.
Na shkruani